×
  • Lajme
  • Lajme

    Veprimi i paprecedent ndaj gazetares shqiptare, reagon Edi Rama

    Insajderi
    19 March 2024 - 14:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka shënuar një tjetër skandal, pasi shtyu gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas reagimeve të shumta ndaj tij ka thënë se s’bëhet fjalë për kërkimfalje, meqë sipas tij, s’ka pasur kurrfarë “agresioni” dhe se për këtë janë të gjithë gazetarët dhe kamerat aty dëshmitarë.

    Kryeministri shqiptar thotë se iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve me durim, edhe përkundër që sipas tij ka pasur “ndërhyrje joetike”. Rama në këtë reagim ndaj organizatave për mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetarëve, ka thënë se pas konferencës “është larguar me një përshëndetje miqësore”.

    “Jo me vjen keq dhe jo vetem nuk kam asnje ndjese per te kerkuar, por e hedh poshte te gjithe karakterizimin e “liderit qe ka treguar perbuzje ndaj shtypit kritik”, qe thjesht nuk eshte e vertete sepse tani ka shume vite qe nuk angazhohem. në çdo lloj debati të nxehtë legjitim me çdo gazetar”, ka shkruar Rama.

    “Përkundrazi, unë u tregoj gazetarëve të shumtë etikë, si dhe ndonjëherë joetikë, disponueshmërinë time të plotë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve, megjithëse kategoria e vonuar përdoret për ndërprerje të vazhdueshme dhe të pandërprera standarde të përgjigjeve”, ka vazhduar Rama.

    Sipas Ramës, pretendimet për sulm apo agression ndaj gazetares janë “imagjinare”

    “Na vjen keq që një “denoncim” i tillë nuk nderon vlerat e lirisë dhe as të vërtetën, por më shumë se denoncimi i një agresioni imagjinar nuk respekton viktimat e vërteta të agresioneve të pushtetit ndaj grave gazetare në mbarë botën”, ka shtuar kryeministri shqiptar.

    Në fund, Rama ka thënë se organiztat e mediave dueht të kujdesen dhe të mbrojnë vlerat e lirisë, demorkacië dhe integritetin gazetaresk, jo vetëm kur këto cënohen nga pushteti, por edhe kur, sipas tij, minohen nga vetë gazetarët.

    “Sa i përket sjelljes “të pafalshme”, si një ish-pionier i shtypit të lirë në vendin tim kur fjala ime e lirë rrezikoi jetën time, ndihem plotësisht i autorizuar të them se organizatat e shtypit duhet të kujdesen për të mbrojtur vlerat e lirisë, demokracisë dhe integritetit gazetaresk jo vetëm kur kërcënohen nga pushteti, por edhe kur minohen nga anëtarët e komunitetit të shtypit. Përndryshe, shoqëritë tona demokratike janë vërtet në telashe”, ka përfunduar Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark