×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Vepruan kundërligjshëm”, Sveçla e Krasniqi në Dragash, thonë se mbyllën katër komuna paralele që operonin ilegalisht

    Insajderi
    26 January 2024 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se sot së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbyllur katër komuna paralale.

    Krasniqi në “Facebook” ka shkruar se këto komuna kanë operuar ilegalisht në fshatin Vranisht të Dragashit.

    Sipas tij në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

    “Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon. Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, ka shkruar Krasniqi.

    Postimin e Krasniqit e ka shpërndarë Sveçla, ku ka thënë se “Institucioni i vetëm i Serbisë në Republikën e Kosovës do jetë ambasada e saj në Prishtinë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark