×
Insajderi

Vërshimet – Kjo është gjendja aktuale në zonat e prekura në Kosovë

Insajderi
19 January 2023 - 10:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit pritet të ketë vërshime dhe përmbytje në vend.

Në disa pjesë të vendit veçse kanë filluar vërshimet, të cilat kanë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore.

Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perendimore, veroperendimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenjë kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta, ndërsa nëpër disa segmente të lumenjëve kryesorë janë shkaktuar edhe përmytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore. Situata e vështërsuar hidrometeorologjike, pritet që të vazhdoj dhe gjatë ditëve në vijim, prandaj edhe nivelet dhe prurjet e lumenjëve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, thuhet në njoftim.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark