×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetaksident me motoçikletë në Qyshk të Pejës, një i vdekur dhe një i lënduar

    Insajderi
    16 August 2022 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 15:25 në Qyshk të Pejës, ku një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

    Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi tha se vozitës i motoçikletës ka vdekur, ndërsa pasagjeri është lënduar.

    “Vdekja e vozitësit është konstatuar nga emergjenca, ndërsa pasagjeri është dërguar në Emergjencën e Spitalit rajonal”, tha Gashi.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark