×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vetëm pas raportimit të Insajderit, Policia konfirmon therjen me thika të dy të miturve në shkollën e familjes së Besim Beqajt

    Insajderi
    03 November 2022 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas raportimit të Gazetës Insajderi, vetëm dje (2 nëntor) Policia e Kosovës ka konfirmuar se një përleshje fizike ka ndodhur mes dy nxënëseve të shkollës privat “Cambridge” në Pejë, pronë e Jakup Beqajt, babait të ish-ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj. 

    Siç edhe raportoi Insajderi e tanimë e konfirmoi edhe policia, në këtë shkollë private janë përdorur mjete të mprehta, thika, njëri nga nxënësit ka mbetur i plagosur.

    “Me datё 31.10.22, rreth orёs 10:20, Policia ёshtё informuar se nё njё “shkollё private”, nё  rrugën “Muharrem Mitrovica” nё Pejё, ka ndodhur njё rast rrahje, Policia menjëherë ka shkuar ne vendngjarje aty ka mёsuar se njё person ( I mitur) ёshtё therur me mjet tё mprehta (thikё) nga i dyshuari ( i mitur), personi i lënduar ёshtё dërguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Policisë dhënë për Insajderi.

    Policia ka deklaruar se personi i cili e ka therur nxënësin tjetër, është i njohur për organet e sigurisë në vend. I njëjti sipas tyre ende nuk ka arritur të arrestohet.

    I dyshuari ёshtё i njohur pёr Policinë, mirëpo deri me tani nuk ёshtё arrestuar.  Njёsitet përkatëse kanë kontaktuar me menaxhmentin e shkollës lidhur me rastin”, kanë deklaruar nga Policia në rajonin e Pejës.

    Një ditë pas incidentit, prindër që i kanë fëmijët në këtë shkollë janë shprehur të shqetësuar për ndodhin. Njëri prej tyre madje ka thënë se të nesërmen, fëmiu ka refuzuar të shkojë në shkollë për shkak të frikës.

    “Fëmiu ka ardhë në shtëpi i shokuar, më ka thënë babi unë nuk shkojë nesër në shkollë se jam ka tutna”, i tha ky prind Insajderi.

    Në anën tjetër nga menaxhmeti i shkollës “Cambridge”, askush deri tani nuk ka dhënë përgjigje, përkundër insistimit të Gazetës.

    Cambridge School Pejë

    I kontaktuar nga Insajderi, Mustafë Kadrijaj përgjegjës i shkollës me të kuptuar se po pyetet për rastin e ka ndalur telefonin. Ndërkohë telefonin e ka hapur Florin Beqaj, djali i Jakup Beqajt por që i njëjtit ka thënë se nuk ka përgjegjësi ndaj shkollës.

    Burime të Gazetës Insajderi bëjnë më dije se të përfshirë në përleshja anë dy djemtë e familjes Ibishi dhe Ahmetaj nga Peja.

    Tendenca e policisë për ta fshehur rastin

    Qysh në mbrëmjen e 31 tetorit, pra në ditën kur ka ndodhur rasti Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia në rajonin e Pejës, u kontaktua edhe zëdhënësi, Fadill Gashi. Gashi ia kishte hapur fillimisht telefonin redaksisë duke thënë se “nuk kam informatë për një rast të tillë”, duke e mohuar incidentin e ndodhur në shkollën private të familjarëve të Besim Beqajt.

    Të nesërmen 1 nëntor, gjatë tërë ditës zëdhënësi, Fadil Gashi nuk ia ka hapur telefonin redaksisë.

    Edhe në raportin 24 orësh të policisë nuk ishte specifikuar qartë rasti. Nuk ishte cekur se rasti kishte ndodhur në shkollën privat e as se bëhej fjalë për dy të mitur.

    Nga të dhënat vërehet se është tentuar në njëfarë forme të fshihet rasti.

    “LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Pejë 31.10.2022 – 10:20. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete, ku njëri ka marr lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori kujdestar , ndërsa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin 24 të policisë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark