×
  • Lajme
  • Lajme

    VV zyrtarizon aderimin e ish-ushtarit të UÇK-së, e quan “vlerë të shtuar”

    Insajderi
    29 April 2017 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar sot aderimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga rajoni i Llapit, Ajet Potera, gjatë një aktiviteti në qendrën e VV-së në Besianë.

    Në këtë aktivitet, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, u tha se Potera është një prurje cilësore në Lëvizje.

    “Potera është profesionist në fushën e financave dhe kontabilitetit dhe poashtu ka përvojë në fushën e sigurisë e akademisë ushtarake. Ai ishte kthyer nga Gjermania për t’u bërë pjesë e UÇK-së përgjatë luftës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas VV-së, bashkimi i Poterës me VV-në është një shenjë se përkrahja ndaj kësaj lëvizje është duke u shtuar në Besianë.

    “Në këtë kohë kur Lëvizja e ka rritur mbështetjen e saj, ardhja e Poterës dhe shumë të tjerëve është vlerë e shtuar dhe dëshmi që Besiana po orientohet kah fitorja e VETËVENDOSJE!-s. Kjo do të thotë që qytetarët e Besianës janë faktorë të fitores që sjell shtet të së drejtës, edukim e shëndetësi cilësore dhe gjithsesi mbështetje serioze të bujqësisë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark