×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetëvendosje fuqizohet në vatrën e Fakenews, pronë e “Zuckerbergut” të Rusisë

    Insajderi
    09 August 2022 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje i ka ftuar të gjithë anëtarët e saj të bëhen pjesë e Telegramit, rrjet social ky i themeluar nga vëllezërit rusë, Nikolai dhe Pavel Durov.

    “Të dashur anëtare e anëtarë, mbështetës dhe ju aktivistë, Ju ftojmë të na bashkoheni në kanalin e informimit të Lëvizjes në Telegram. Ndiqni linkun më poshtë dhe regjistrohuni për më shumë info drejtpërdrejtë nga Lëvizja”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Telegrami, rrjet ky në të cilin tash Vetëvendosja e Kurtit do t’i shpërndajë informatat, është vënë në funksion në vitin 2013, dhe tash ka më shumë se 600 milionë përdorues në mbarë botën.

    Aplikacioni këtë vit ka marrë kritika të mëdha për shpërndarje të lajmeve të rreme, sidomos pas nisjes së luftës në Ukrainë, shkruan Forbes, transmeton Gazeta Insajderi.

    Pavel Durov, njëri nga dy themeluesit, ishte larguar nga Rusia pasi thuhet se nuk i kishte rezistuar presionit të regjimit të Vladimir Putinit. Ai tash ka nënshtetësinë franceze, ndërsa me rrjetin e tij vepron në Dubai.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark