×
Show / Fashion

Vetitë ushqyese të rrushit

Insajderi
16 June 2019 - 17:07
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vera është sezoni që na sjell frutat dhe perimet më të larmishme, dhe një nga ushqimet më të preferuara është edhe rrushi.

Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe vitaminës B, të cilat janë të rëndësishme për ndryshimin e karbohidrateve dhe kanë një efekt të dobishëm në sistemin nervor.

Nga mineralet, rrushi përmban kalium, fosfor, kalcium, magnez, mangan, natrium, bakër, zink dhe hekur.

Lëngu i rrushit përmban vetëm 69 kcal, 0.72 gramë proteina, 0.16 gramë yndyrë, 18.10 gramë karbohidrate, 0.9 gramë fibra dietike dhe 15.48 gramë sheqer.

Rrushi është i pasur edhe me polifenole – substanca natyrale që mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut. Polifenolet e rrushit janë antioksidues të fuqishëm dhe mbrojnë trupin nga plakja e parakohshme, sëmundja dhe deformimi.

Konsumi i rrushit përmirëson rrjedhjen e gjakut, parandalon akumulimin e kolesterolit, përmirëson funksionin e zemrës dhe zvogëlon rrezikun e zemrës dhe sulmit në tru.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark