×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Veton Berisha fiton një ‘betejë’ kundër Ministrit Elbert Krasniqi

    Insajderi
    26 April 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore më 12 prill të këtij viti ka refuzuar pretendimet e ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Krasniqi pretendonte se emërimi i Suad Ademit në pozitën e nënkryetarit të komunës së Fushë Kosovës, ishte joligjor.

    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha në një konferencë për media, ka deklaruar se ky veprim i Krasniqit ishte si shkak i inateve të ministrit kundrejt anëtareve të kësaj partie.

    “Ministri, ministria dhe zyrtarë nën presionin e ministrit kanë kërkuar që ky vendim të anulohet dhe të konsiderohet si i jashtëligjshëm. Të gjitha vendimet që janë marrë nga Elbert Krasniqi kanë qenë arbitrare. Arsyeja kryesore është se kemi një rivalitet politik“, ka thënë Berisha.

    Ai shtoi se pas humbjes së partisë së ministrit në zgjedhjet në nivel lokal, ndërhyrja e tij ka qenë jashtëzakonisht e ashpër ndaj tyre si fitues kryesorë.

    “Me inati zoti ministër merr të gjitha veprimet e tij”, ka thënë Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark