×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Vetura, armë, para…” – Zbardhen detajet nga aksioni për fajde në Gjakovë

    Insajderi
    19 October 2022 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm, ku të arrestuar kanë mbetur 5 persona e dy janë në kërkim. Të njëjtit dyshohen për veprën penale “fajde”, shkruan Insajderi.

    Tanimë prokuroria ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë (5) të pandehurve.

    Për realizimin e këtij aksioni të përfshirë kanë qenë 90 zyrtarë policorë teksa kërkimet janë bërë në 10 lokacione të ndryshme të Gjakovës.

    “Prokuroria Themelore në Gjakovë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, duke zbatuar edhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, pas hartimit të planit operativ me DRP-Gjakovë dhe me asistimin e dy drejtorive Rajonale të Policisë Prizren dhe Pejë, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë departamenti për krime të rënda, është realizuar kontrolli dhe bastisja në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse ndaj 7 të pandehurve duke përfshirë 10 lokacione të ndryshme në Gjakovë, në të cilin aksion kanë marrë pjesë rreth 90 zyrtarë policor”, bën me dije prokuroria përcjell Insajderi.

    Siç njofton prokuroria, gjatë bastisjes janë gjetur në cilësi të provave materiale dhe sendeve të dyshuara, dhe janë sekuestruar gjashtëmbëdhjetë (16) vetura, dy (2) moto çikleta, 5 (pesë) armë të llojeve të ndryshme, USB-ja, telefona, dokumente, kontrata, regjistra, para dhe prova tjera, ku dyshohet se janë të përfituara me kryerjen e veprës penale të fajdesë.

    “Pas përfundimit të aksionit janë arrestuar pesë (5) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të “Fajdesë” nga neni 331,të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa dy persona të tjerë gjenden në arrati dhe të njëjtin janë në kërkim policor”, thuhet në komunikatë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark