×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Vezullim në Teatër” – Sonte nis “Skupi Festival”

    Insajderi
    05 October 2023 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sonte nis edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit – Skupi Festival me moton – Vezullim në teatër.

    Nata e parë e festivalit hapet me shfaqjen e teatrit Oda nga Prishtina “Arbri”, autor dhe regjisor Lirak Çelaj. Skenografia nga Burim Arifi, në role, Shkumbin Istrefi, Qëndresa Jashari, Labinot Raci, Daniela Marku dhe Blend Sadiku.

    Në natën e dytë shfaqja “Nën Kala”, hulumtime mbi teatrin fizik me motive nga Uilliam Shekspir, adaptuar nga Pinar Akkuzu dhe Gülden Arsal Yavuz, regjia Guray Dincol, muzika Uğur Açıkgöz dhe Ataberk Öge, në role Pinar Akkuzu, Gülden Arsal Yavuz.

    Të shtunën, vjen shfaqja “I bërë në copa”nga kompania teatrore Teatri La Belle Meunière nga Franca me autorë- regjisorë dhe interpretuar nga Marguerite Bordat, Raphaël Cottin dhe Pierre Meunier.

    Të dielën jepet performanca “Shtrëngatë dhe Zhbirim” nga regjisorja Tea Begovska, e punuar vënë në sskenë nga aktorë të rinj, Ilin Jovanovski, Mia Kantargjieva, Deniz Rrustemi, Bojan Lazarov, Din Ibrahim, Todor Stojkovski.

    Të hënën ngjitet në skenë Teatri i Luftës nga Sarajeva, Bosjna dhe Hercegovina, “Tramvaji i quajtur dëshirë”, nga autori Tenesi Uilliams, regjia kolektive dhe interpretimi nga Dina Mushanoviç, Alban Ukaj, Igor Skvarica, Matea Mavrak dhe Noa Jugo. Festivali mbyllet me Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nga, Sofje Bullgari me shfaqjen “ Orfeu”.

    Dramaturg Matich Starina, regjisor Jernei Lorenci, luajnë Aleksandra Vasileva, Gergana Zmiçarova, Biljana Petrinska, Radena Valkanova, Eva Danailova, Vasilena Vincenzo, Nadja Keranova, Joreta Nikolova, Vladimir Penev, Valentin Ganev, Dejan Donkov, Stelian Radev, Nenço Kostov, Darin Angelov, Dimitar Nikolov.

    Të gjitha shfaqjet e selektuara për këtë edicion fillojnë në orën 20.00 dhe do të ngjiten të gjitha në skenën e Teatrit Shqiptar- Shkup. Këtë vit do të organizohet edhe ekspozitë me posterët e të gjitha edicione të FNT Skupifestivalit, e cila do të qëndrojë e hapur që nga dita e parë të festivalit, ku do të kemi mundësi të shohim të gjitha posterët e 17 edicioneve.

    Ndërsa juria përbëhet nga Snezhana Koneska Rusi, Vjollca Bekteshi Hamiti dheTea Sugareva (Bullgari).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark