×
  • Lajme
  • Lajme

    Video/ “Mjafton një telefonatë dhe drogën e shesim në derën e shkollës”

    Insajderi
    26 October 2021 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shitja e lëndeve narkotike pranë shkollave dhe konsumi i drogës nga të rinjte n( deri edhe femijet), mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të shoqërisë në ditët e sotme.

    Pavarësisht kontrollove policore, shpërndarësit e drograve gjejnë mundësi të ndryshme për të shitur kanabis por edhe droga më të forta në “dyert” e shkollave.

    Emisioni “7 pa pesë” në Vizion Plus siguroi rrëfimin e një djali 36-vjecar i cili e ka nisur konsumin e lëndeve narkotike që në moshën 12-vjec, e pikërisht për shkak të këtij konsumi ka pësuar dy herë tromboze nga mbidoza dhe është gjetur në gjëndje të rëndë nga nëna e tij.

    Besmiri rrëfen për kameran e Vizion Plus se ka bërë edhe dy vite burg si trafikant I lëndeve narkotike.
    Ai tregon se te rinjte e sotem i gjejne shumë lehtë drogërat dhe për këtë gjë  mjafton vetëm një telefonat për ta marrë lëndën narkotike pranë shkolles!

    36-vjecari shton se vec dëmit të madh shëndetësor, ai shpesh është përballur me problem ekonomike në tentative për të blere drogë, gjë e cila e ka detyruar edhe të vjedhë.

    Punonjesi social Oltjon Korreshi tha për kameran tonë se pandemia ka rritur me 20 % perdoruesit e drogërave, dhe tek perdoruesit ka ndikuar në shtimin e sasise!

    Korreshton shton gjithashtu se është ulur ndjeshem mosha e përdoruesve, dhe kryesisht ata janë nga 25-44 vjec!

    Mirë punonjësi social, pjesë e organizatës “Aksion Plus” evidenton fenomenin tejet negative edhe të shtrirjes së konsumit të lëndeve narktotik tashmë edhe tek nxënësit e shkollave “9-vjecare”.

    Ai zbulon se mosha më e vogel e regjistruar si perdorues  drogë është një 8-vjecar!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark