×
  • Lajme
  • Insajderi

    Video | U aksidentua me veturë te shtetit, flet zëvendësministri Almir Veliji

    Insajderi
    23 June 2023 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji ka pësuar një aksident trafiku pak ditë më parë me veturën zyrtare.

    Në videon e dërguar në redaksinë e Insajderit shihet se vetura është dëmtuar, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

    Veliji ka konfirmuar se është aksidentuar, derisa tha se policia ka dalë në vend ngjarje.

    Ka ndodh para pesë-gjashtë dite, u kanë policia, e ka marr krejt raportin. Nuk ka pasë diçka, policia e din krejt“, tha Veliji për Insajderi.

    Janë bërë tre muaj që kur Gazeta Insajderi publikoi një audio-incizim në të cilin dëgjohet teksa zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji e heq një qytetar nga lista e aplikuesve për një grant qeveritar pasi i njëjti kishte refuzuar të jepte ryshfet.

    Edhe pse provat janë bërë publike, ndaj tij qeveria nuk ka marrë asnjë vendim për shkarkim.

    Në fillim të muajit mars, Gazeta Insajderi raportoi se në Policinë e Kosovës janë dorëzuar prova të reja kundër Almir Velijit. Ky i fundit kishte kërkuar ryshfet nga një qytetar për të fituar grantin qeveritar prej 70 mijë eurosh për të cilin kishte aplikuar.

    Dëshmitari i këtij rasti pretendon se bisedat telefonike mes tij dhe Velijit janë zhvilluar në shtator të vitit 2022. Aty dëgjohet teksa Veliji kishte kërkuar ryshfet të majmë nga qytetari mirëpo e kishte koduar atë. Dëshmitari iu ka thënë hetuesve se një mijë euro ishin konvertuar në kodin “një çokollatë milka”.

    “Shokit 13 qokollada a mundet vete, ashtu më than. Milka. Më lajmëro të lutem. Çka me i thanë”, kishte thënë Almir Veliji-siç pretendon dëshmitari i Policisë në këtë rast dhe thotë se këto biseda i ka deponuar tek autoritetet.

    Pasi qytetari kishte refuzuar ryshfetin, Veliji i nervozuar kishte thënë “tash e heki nga lista e aplikuesve”.

    Përpos këtij rasti, në janar të këtij viti Gazeta Insajderi publikoi një audio-incizim që dëshmonte përfshirjen në ryshfet të zëvendësiminitrit të qeverisë Kurti. Ai ishte përfshirë në një afer për një grant qeveritar prej dhjetëra mijëra eurosh.

    Krejt çka mungonte në këtë proces, sipas bisedës që zhvillohet mes personit X dhe Almir Velijit mbetet përcaktimi i çmimit të ryshfetit që do të jepej që granti qeveritar të realizohej.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark