×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Videoja e vërtetë e Vetëvendosjes” – PSD i kundërpërgjigjet Kurtit

    Insajderi
    04 October 2022 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të hënën, Lëvizja Vetëvendosje publikoi një video ku kritikonte ashpër ish-liderët politik e partitë opozitare në vend. LVV i referohej ish-pushtetarëve si “shkatërruesit e shtetit”, pas kësaj njësoj përmes një video ka reaguar anëtari i Partisë Socialdemokrate, shkruan Insajderi.

    Frashër Krasniqi, ka publikuar një video e cila mban titullin “Videoja e vërtetë e Vetëvendosjes”.

    Aty shfaqen ndryshimet e Albin Kurtit, nga koha kur ishte opozitë e tash në pushtet.

    “Për vetëm dy vite qeverisje Kosova e filloi lulëzimin. Ju hypëm gjipave, i lamë pas banesat e vogla dhe dolëm në shtëpi më të mëdha e më luksoze, e kështu filluam punën”, shkruhet në videon e publikuar nga Krasniqi.

    Përveç Kurtit, aty përmenden edhe gjithë familjarët e pushtetarëve që thuhet se u punësuan në institucionet shtetërore teksa Kurti me bashkëpunëtorë akuzonte pozitën për nepotizëm.

    “E rregulluam furnizimin me energji duke ia dhënë KEDS-it 145 milionë euro dhe pas 20 vitesh më në fund Kosovës ia kthyem reduktimet e rrymës. 20 vite iu pagua rryma veriut e na vetëm për 1 vit e gjysmë qeverisje e rritëm këtë buxhet. 40 milionë i paguajtëm pa asnjë hezitim”.

    “20 vite u mboll nepotizmi në Kosovë kurse ne veç për 2 vjet qeverisje arritëm me e ç’kap shtetin dhe me e kap për vete. Balldësken e vëllait të kryeministrit Kurti e quam në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tezaken e Vjosa Osmanit në Ministrinë e Pushtetit Lokal, motrën e Xhelal Sveçlës në Ministrinë e Bujqësisë, motrën Liburn Aliut tek Këshilli i Odës së Farmacistëve”, thuhet mes tjerash në video.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark