×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Viti i mbrapshtë diplomatik- Flautistja që shërbeu për argëtimin e përdoruesve të Twitter’it

    Insajderi
    03 January 2023 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Erdhi në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme më 21 mars të vitit 2021. Afro 450 ditë si shefe e këtij dikasteri, duke mos shënuar asnjë sukses. Që nga ardhja e saj, Kosova nuk ka pranuar asnjë njohje të re por as edhe një antarësim në organizata ndërkombëtare. Gjatë kësaj kohe u kritikua edhe për humbjen e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe nga Bashkimi Europian. Gërvalla e cila nga studimet për muzikë, veçanërisht e njohur për pjesmarrjet në koncerte si soliste në flaut kaloi në fushën e drejtësisë, nuk iu nda skandaleve diplomatike.

    Veprimet e kundërligjshme, shkarkimet, ngatërrimet e flamujve, huqjet e rënda në fjalimet e ndryshme përbëjnë vitin 2022 të saj si ministre e diplomacisë.

    Ia nisim nga flamujt

    1: Teksa nga Ministria e udhëhequr nga Gërvalla kanë uruar shtetin e Andorrës me rastin e ditës së pavarësisë.

    Në postimin e publikuar faqen zyrtare në “Twitter” të MPJD-së, në vend të flamurit të Andorrës është vendosur flamuri i shtetit të Moldavisë.

    2: Ajo kishte ngatërruar flamurin e Aleancës Ushtarake Veri-Atlantike të NATO-s, me atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

    Derisa ka njoftuar se ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, Gërvalla ka vendosur flamurin e OKB-së.

    “Takim i përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm (flamuri i OKB-së), Jens Stoltenberg”, ka shkruar Gërvalla.

    3: Gjatë takimit të saj me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretartin e Shtetit të SHBA’ve, Matthew Palmer, Schwarz nuk e vendosi fare flamurin amerikan, por vetëm atë të Kosovës dhe atë të Bashkimit Evropian.

    Këtë gabim të Schwarz e ka vërejtur edhe ambasada e SHBA’ve në Kosovë, pasi në komunikatën e tyre zyrtare ata kanë përdorur një fotografi tjetër dhe jo atë të takimit me Schwarz, për dallim nga fotografitë e takimeve me liderët e tjerë politikë.

    Çfarë dëmi i shkaktuam vendit? ishte pyetja e Gërvallës kur u pyet për skandalet me flamuj.

    E ftuar në një intervistë për ATV, ajo tha se kësilloj gabimesh ka bërë edhe Departamenti i shtetit Amerikan, duke u munduar të shfajësohet për huqjet në fjalë.

    Po mirë që janë huq dy flamuj, cili është dëmi që i është shkaktuar këtij vendi nga huqja e dy flamujve… E keni parë Twitterin e Departamentit të Shtetit të SHBA që ngatërron flamurin e Italisë dhe të Francës, çfarë i ndodhi Departamentit të Shtetit që bëri gabimin? E rëndësishme është të mos përsërisim gabime të cilat këtij vendi i kanë kushtuar rëndë. Gabime të cilat kanë të bëjnë me qasjen tonë në skenën ndërkombëtare dhe për këtë unë jam e kënaqur që jemi më të kujdesshëm”, kishte thënë Gërvalla.

    “Prandaj, the floor is yours”

    Teksa Gërvalla kishte pritur në takim homologun e saj turk, Mevlut Cavusoglu, fjalimin e saj e ka mbajtur në gjuhën shqipe, por në fund, i tha edhe disa fjalë anglisht.

    “Prandaj, now the floor is yours”, i kishte thënë Gërvalla ministrit turk.

    Kurse kur u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ministrja e Jashtme e Kosovës kishte dështuar ta shkruaj saktë emrin e tij.

    Në njoftimin e saj në gjuhën angleze në Twitter, ajo kishte shkruar “Anthony”, pra shtoi shkronjën “h” në emrin e sekretarit amerikan, ndërkohë që emri i tij i saktë është Antony.

    Nuk mbaroi me kaq, kjo Ministri ka edhe një huqje tjetër. Kur u munduan t’i reagojnë tentoi t’i reagonte sjelljeve të Bjellorusisë që bënë edhe të arrestohet një gazetar pasi ishte kundër pushtetit atje.

    I pakuptueshëm gjuhësisht, por edhe në strukturë e përmbajtje ky postim ishte tejet skandaloz. MPJ shprehte gatishmërinë e Kosovës për ndihmë duke e pasqyruar Kosovën si fuqi botërore.

    Këtë radhë faji i mbeti vetë aplikacionit ku u postua ky reagim, Twitter nuk kishte hapsirë më shumë që të publikohej qëndrimi i plotë, sipas Gërvallës.

    Gërvalla dhe ligji

    Si ministrja më e kritikuar në Qeverinë Kurti 2, Donika Gërvalla Schwarz jo rrallë u akuzua për veprime të kundërligjshme në MPJ.

    veprimet ishin të kundërligjshme vërtetohet edhe nga triumfi i palëve të prekura nga vendimet e vetë ministres.

    1. Rast konkret është diplomati Viskont Jakupi, i cili ishte kthyer nga Misioni Diplomatik në Londër me një vendim të Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i cili kishte triumfuar kundrejt vendimit të kundërligjshëm të MPJD-së.

    Në vendimin e KPMSHCK-së thuhej se aprovohet si e bazuar ankesa me numër A.nr.117/2022 e datës 11/02.2022, e parashtruar nga ankuesi Viskont Jakupi dhe shfuqizohet vendimi me Nr.ref:65/2022 i datës 07.02.2022 i zëvendëskryeminstres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

    2. Ky padyshim që nuk është rasti i vetëm, Gërvalla ka vepruar kundërligjshëm edhe me 32 punonjës tjerë të shtetit.

    Bazuar në dokumentin e siguruar nga Insajderi, ministrja Gërvalla kishte vepruar në kundërshtim me nenin 17 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Ligjit Nr.06/L 114 për Zyrtarët Publikë.

    Kjo pasi nga Ministria e punëve të Jashtme dhe Diasporës janë publikuar 11 shpallje për ngritje në detyrë në disa pozita si:

    Udhëheqës i Divizionit për Organizatën e Kombeve të Bashkuara; Udhëheqës i Divizionit për Politika të Sigurisë; Udhëheqës i Divizionit për Diplomaci Kulturore dhe Sportive; Udhëheqës i Divizionit për Korrespondenca dhe Privilegje Diplomatike; Udhëheqës i Divizionit për Diplomaci Publike dhe Digjitale; Udhëheqës i Divizionit për NATO; Udhëheqës i Divizionit për Organizata Ndërkombëtare; Udhëheqës i Divizionit për Mbikëqyrjen dhe Zbatimin e Legjislacionit; Udhëheqës i Divizionit për Traktate dhe Marrëveshje Ndërkombëtare; Udhëheqës i Qendrës për Menaxhimin e Krizave; dhe pozitën e punës Udhëheqës i Divizionit për Komunikim me Publikun.

    Kurse, nga nga administrimi i shkresave të lëndës Kolegji i Këshillit ka gjetur së Konkursi për tridhjetedy (32) zyrtarë të misionit diplomatik i publikuar me datë 01.07.2022 në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk është shpallur në ueb faqen unike të procedurave të konkurrimit.

    Ndër të tjera, Kolegji i Këshillit kishte konstatuar se Shpallja e rekrutimit për tridhjetedy (32) zyrtarë të misionit diplomatik është bërë në kundërshtim edhe me nenin 38 paragrafi 1 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publike.

    3. Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës (SHSASHJ), kishte njoftuar edhe për një tjetër shkelje të Gërvallës.

    Sipas tyre, Lulzim Hiseni që ishte emëruar me gardën Ministër Këshilltar, i njëjti është ngritur për dy grada në të njëjtën kohë, ata e quanin si të paligjshëm këtë emërim.

    Shkarkimet e konsujve

    Pa kaluar as edhe një javë nga publikimi i intervistes ekskluzive me gazetën Insajderi, Gramoz Begolli u shkarkua nga detyra, madje edhe pa arsyetim në dokumentin e vendimit për shkarkim.

    Intervista:

    Në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës,  ministrja Gërvalla ishte në vizitë tek Konsullata e Përgjithshme në Hamburg. Por, në vend të organizatorëve ‘kapadaia’ e vërtetë ishte vet Gërvalla, pasi kërkoi që gjithçka të shkonte sipas planit të saj.

    Kjo nuk u pëlqye nga konsulli i Përgjithshëm në ikje, Gramos Begolli i cili më pas kishte dërguar edhe një email tek kryeministri, Albin Kurti dhe tek kryekuvendari, Glauk Konjufca ku tregonte për shqetësimin e tij ndaj veprimeve të Gërvallës.

    Ministrja fillimisht nuk e kishte lajmëruar pjesëmarrjen e saj në takim dhe gjithashtu  në ftesën dhe programin e përgatitur nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, nuk figuron fare emri i ministres, e as i mikut të saj, Muhamet Idrizi, kryetari i shoqatës “Oda” në Hamburg i cili erdhi me ministren.

    Ministrja fillimisht nuk e kishte lajmëruar pjesëmarrjen e saj në takim dhe gjithashtu  në ftesën dhe programin e përgatitur nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Hamburg, nuk figuronte fare emri i ministres, e as i mikut të saj, Muhamet Idrizi, kryetari i shoqatës “Oda” në Hamburg i cili erdhi me ministren.

     Këto ishin arsyet që konsulli Begolli kishte rënditur si veprime që thyejnë protokollin diplomatik të Gjermanisë:


    – Na ftoi për një takim në zyre në mënyre aspak etike e profesionale duke më rekomanduar të buzëqeshi dhe të ndryshoj agjendën e organizimit dhe më urdhëroi të mos marr fjalën fare, dhe në vend timin të flet z. Idrizi. 


    – Erdhi pa njoftuar Konsullatën e Përgjithshme e Republikës se Kosovës qe e njëjta te njoftoj autoritet e vendit pritës për te marr te gjitha veprimet për vizitat e larta ne një shtet tjetër.


    – Pra një event i organizuar nga institucionet legjitime të Republikës së Kosovës u shndërrua në event partiak ku në vend se personat e akredituar të adresohen mysafirëve, kjo u bë nga persona të afërt me Ministren dhe me partinë e saj. 

    Pas ankesave që Begolli shtroi, ai u shkarkua nga Gërvalla.

    Begolli atëkohë tha se ky vendim është tejet i çuditshëm edhe nuk ka ndodhur diçka e tillë në histori, dhe gjithashtu se ky nuk është skandali i saj i parë në Gjermani.

    “Ministria vazhdimisht vjen ne Gjermani duke thyer regullat, ajo duhet të ketë problem me shtetin Gjerman sepse ska arsye qe mos me lajmru ardhjen”, shtoi ai për Insajderin.

    Ministrja kishte shkarkuar edhe Lulzim Krasniqin, Konsullin e Republikës së Kosovës New York.

    Krasniqi e kishte quajtur vendimin e Gërvallës si kundërligjor dhe të paprecedent përgjatë funksionimit të deritashëm të Shërbimit të Jashtëm.

    Kujtojmë se Krasniqi në një shkrim të tij në Facebook kishte thënë se ministrja Gërvalla e kishte urdhëruar që ta largonin flamurin e UÇK-së nga Konsullata.

    “Me të njëjtën urrejtje, gjatë vizitës suaj në SHBA, në prill të këtij viti, ju keni urdhëruar largimin e flamurit të UÇK-së nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork. Pavarësisht kësaj, atë flamur të shenjtë e kam vendosur në zyrën time gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Krasniqi.

    Shefja e diplomacisë kishte shkarkuar edhe kreun e Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork, Frymëzim Isufajn.

    Kështu kishte bërë të ditur vetë Isufaj, i cili tha se ky është një vendim arbitrar, jo ligjor dhe tërësisht politik.

    Sipas Isufajt, atij i ishte kërkuar të largohet nga misioni brenda 10 ditësh.

    Suksesi i Gërvallës:

    E para e diplomacisë në Kosovë përmes një interviste televizive kishte paralajmëruar se aplikimi për antarësim në BE, do të bëhet në muajin dhjetor. Dhe kështu ndodhi, por, aplikimin nuk e bëri ajo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark