×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vizita e kryeministrit në veri, Lista Serbe: Kurti po provokon, me forca të armatosura deri në dhëmbë

    Insajderi
    03 April 2024 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lista Serbe ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në veriun e Republikës së Kosovës.

    “Parada e Albin Kurti me dhjetëra automjete dhe forca speciale shqiptare të armatosura deri në dhëmbë në veriun e Kosovës është shqetësuese për serbët në Kosovë.

    “Vizita e Kurtit në veri me formacione parapolicore mëton të destabilizojë situatën në terren dhe të shkaktojë tendsione. Është mëse e qartë tashmë se me këtë vizitë, ai dëshiron të shkaktojë reagim te popullata serbe duke e prezantuar veten si viktimë në mënyrë që të mbledhë më shumë vota në zgjedhjet që po vijnë”, thotë veç tjerash ky subjekt politik.

    Lista Serbe në fund të reagimit ‘i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë’ përballë siç i quan ‘provokimeve të tilla’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark