×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vizitë zyrtare në Shqipëri dhe Mal të Zi – Komuna e Podujevës shkel ligjin, dëmton buxhetin me shpenzime

    Insajderi
    11 August 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Podujevës në krye me Shpejtim Bulliqin për një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri dhe Mal të Zi, me asamblistët dhe këshilltaret e Kuvendit Komunal ka shpenzuar më shumë se një mijë euro në kundërshtim me ligjin, shkruan Insajderi.

    Sipas Raportit të Auditimit, shpenzimet e lejuara për vizitën zyrtare në Shqipëri janë 1306 euro. Më saktësisht 91 euro për fjetje, 39 euro për ushqim dhe shpenzime të vogla.

    Komuna e Podujevës kishte marr një avanc prej 6,000 euro nga Ministria e Financave, por e shpenzoi në kundërshtim me ligjin. Zyrtarët komunal shpenzuan 1,325 euro ekstra dhe nuk i arsyetuan.

    Komuna kishte marr avanc në vlerë 6,000€, për udhëtim zyrtar për në Shqipëri dhe Mal të Zi për asamblistët/këshilltaret e Kuvendit Komunal të Podujevës. Vizita ishte realizuar nga data 01-03.12.2022. Ky avanc nuk ishte përdorur në pajtim me kërkesat ligjore për shkak se përveç shpenzimeve te lejuara (fjetja dhe ushqimit dhe shpenzimeve te vogla) ky avanc ishte arsyetuar edhe me shpenzime tjera te palejuara për pije dhe ushqim. VIera e pa arsyetuar është 1,325euro”, thuhet në Raportin e Auditimit.

    Tutje në Raportin e Auditimit thuhet se një shkelje e tillë ka ndodhur si shkak i kontrollit të dobët të zyrës së financave në Komunën e Podujevës duke ndikuar në dëmtimin e buxhetit.

    “Kjo ka ndodhur për shkak të kontrollit të dobët të zyrës së financave, e cila ka pranuar fatura për shpenzimet e palejuara me rastin e mbylljes së avancit në pajtim me kërkesat ligjore. Shpenzimi i avancit për udhëtime zyrtare jo në pajtim me kërkesat ligjore ndikon në dëmtimin e buxhetit komunal“.

    Madje, Raporti i Auditimit i ka parashtruar rekomandim Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit që t’i shtoj kontrollet për të siguruar se nuk do të bëhen shpenzime në kundërshtim me ligjin nga zyra e financave.

    “Kryetari duhet t’i shtoj kontrollet për të siguruar se zyra e financave nuk do ta lejoj asnjë shpenzim nëse nuk janë të arsyetuar në pajtim me kërkesat ligjore”, theksohet në Raportin e Auditimit.

    Lidhur me këtë gjetje për shpenzim buxheti në kundërshtim me ligjin nga ana e zyrës së Financave në Komunën e Podujevës, në Raportin e Auditimit thuhet se janë pajtuar për këtë shkelje.

    “Përgjigjja e menaxhmentit të entitetin (Pajtohen)”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark