×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjedhja në Thesarin e Shtetit – Shoferi pritet të dal para Prokurorisë

    Insajderi
    11 August 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shofer i administratës kishte kryer një vjedhje në Thesarin e Shtetit, të mërkurën e 27 korrikut. Gazeta Insajderi kishte raportuar se shoferi që vodhi letrat e printerit në Ministrinë e Financave, përkatësisht në departamentin e Thesarit të Shtetit është Agron Avdiu. I njëjti pritet që së shpejti të dal para Prokurorisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kështu kanë konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në një përgjigje për Gazetën Insajderi.

    Sipas policisë, rasti është në fazën e finalizimin dhe shoferi Avdiu pritet të dërgohet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

    “Rasti është trajtuar nga DHKEK, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetime te Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prishtine, janë ndërmarr te gjitha veprimet hetimore në koordinim me prokurorin e PTH-Prishtinë. Rasti është ne fazën e finalizimit dhe pritet te dërgohet ne PTH-Prishtinë. Ne lidhje me ketë në ketë fazë nuk mund të japim më shumë informata”, thuhet në përgjigjen e tyre dhënë Insajderit.

    Një shofer i Thesarit të Shtetit ishte kapur duke vjedhur një tubë me letra të bardha në institucionin ku punonte.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se shoferi që vodhi letrat e printerit në Thesarin e Shtetit ishte Agron Avdiu dhe se i njëjti tashmë është suspenduar nga puna në këtë institucion.

    Vlera e letrave të vjedhura nga shoferi i administratës së Thesarit ishte më pak se 10 euro.

    Kështu kishin konfirmuar për Gazetën Insajderi nga Thesari i Shtetit, të cilët në përgjigjen e tyre thanë se çdo shkelje merret seriozisht dhe rasti ka shkuar në organet e rendit.

     “Një shofer i angazhuar në administratë ka përvetësuar një tubë me letra të bardha të printerit, në vlerë më pak se 10 euro. Përkundër vlerës së vogël, në institucionin tonë çdo shkelje merret seriozisht dhe e kemi raportuar ne organet e rendit të cilat janë marrë me rastin’, thuhej në përgjigjen e Thesarit dhënë Insajderit.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark