×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vjedhje në festivalin ‘Sunny Hill’, mërgimtares ia avullojnë telefonin, pasaportën e qindra euro

    Insajderi
    07 August 2022 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në festivalin ‘Sunny Hill’ që po mbahet që disa ditë në parkun e Gërmisë, ku të rinjtë nga Kosova e diaspora po shijojnë performancat, dikush e ka pësuar.

    Bëhet fjalë për një rast të vjedhjes, që e denoncoi një mërgimtare në Polici. Sinjali mëson se një vajzë 29-vjeçare njoftoi Policinë se dikush ia vodhi pasaportën, telefonin e qindra euro derisa po merrte pjesë në këtë festival.

    Ajo ka deklaruar se nuk ka dyshime te askush pasi ka qenë në mes të turmës dhe është vështirë për t’u identifikuar dikush.

    Si rezultat i denoncimit, pas intervistimit të viktimës, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin si “vjedhje” dhe kanë nisur hetimet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark