×
  • Lajme
  • Insajderi

    Qeveria Kurti e mbyti shpresën, vjen një tjetër dorëheqje nga Vetëvendosje

    Insajderi
    04 October 2022 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jep dorëheqje nga VV-ja aktivisti i njohur Fidan Mehmeti i cili përmes postimit në FB ka shpjeguar se këtë vendim po e merr meqë Qeveria Kurti është bërë “qeveri e mbytjes së shpresës”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes së shpresës. Një qeveri që përveç linqimeve dhe shantazheve nuk është duke bërë asgjë për qytetarët e saj.”, thuhet ndër të tjera.

    Tutje ai thotë se një kryeministër dhe qeveri që ofendon mësuesit e vendit nuk meriton udhëheqjen.
    “Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shum gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt”, shkruan Mehmeti.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Të nderuar qytetarë ,

    Ju njoftoj se që nga ky moment nuk jam pjesë e subjektit të LVV-së . Këtë vendim e kam marrë duke u bazuar në vendimet që është duke marrë kjo qeveri kohëve të fundit . Dikur një qeveri e shpresës ndërsa sot qeveri e mbytjes së shpresës. Një qeveri që përveç linqimeve dhe shantazheve nuk është duke bërë asgjë për qytetarët e saj .

    Një Kryeministër dhe një qeveri që ofendon dhe poshtëron mësuesit e vendit nuk meriton të udhëheq me vendin. Gjendja e rënd ekonomike, inflacioni, trusti e shum gjëra dhe arsye tjera janë shkaqet që më kanë shtyrë të largohem nga ky subjekt .

    Me respekt profa FM!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark