×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vodhi rrymë e u kap me armë- Tush Frroku ishte amnistuar një herë nga aktakuza

    Insajderi
    16 August 2023 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tush Frrokut i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Prokuroria Themelore në Pejë, i cili dyshohet për vrasjen e A.P., më 7 gusht 2023, në një lokal në Klinë.

    Mirëpo dyshimit për vrasje të rëndë në Klinë, Frroku është i njohur për organet e drejtësisë, pasi ishte dënuar për vjedhje të rrymës dhe mbajtje të armëve pa leje.

    Kësaj duhet shtuar edhe faktin se i pandehuri Tush Frokaj është i njohur për organet e drejtësisë, ngase i njejti në bazë të aktgjykimit P.nr. 218/16 është dënuar për vepër penale ndryshimi i njehsorit nga neni 323 par. 1 i KPRK-së, gjersa po ashtu ndaj tij është ngritur aktakuza PP/I nr. 64/12 për vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 i KPRK-së, mirëpo për shkak të amnistisë e njëjta është hedhur në bazë të aktvendimit PKR.P. nr 33/13”, thuhet në dosjen e Prokurorisë e siguruar nga Betimi për Drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark