×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi

    Vokrri për pezullimin e Ademit nga UEFA: Njollë e madh për futbollin e Kosovës

    Insajderi
    27 March 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gramoz Vokrri ka komentuar letrën e fshehur nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi nga UEFA, ku kërkohej pezullimi i këtij të fundit për shkak problemeve me drejtësinë.

    Vokrri i cili po ia mësynte garës për të parin e FFK-së, nuk u certifikua me arsyetimin se nënshkrimet nuk janë në rregull.

    Duhet theksuar se intervista me të është realizuar para këtij vendimi.

    Pavarësisht kësaj, Vokrri foli për imazhin e kësaj Federate ku në krye ka Agim Ademin.

    “Për imazhin e futbollit është një njollë e madhe përderisa këtu kemi të bëjmë me një situatë ku UEFA letra e parë aty shkruan disidivisht, ‘decision to BAN’, pastaj u shfuqizu sepse duket lënda e kryetarit akutal është rikthy në rigjykim, po vetëm duhet me u potencu se në atë afat kohor mes gjykatës apelit dhe supremes ka kaluar një kohë, me të cilën ka qenë i dënuar”, u shpreh ai.

    “Letra e dytë e qartëson, thotë e vërtetë që nuk ka hy në fuqi por kjo është vetëm shkaku që lënda e tij ka qenë në rigjykim, këto çështja nuk kisha pasur dëshirë shumë me i komentu, sepse në fund të fundit janë probleme të kryetarit aktual, prapë po e potencojë dëshira është që të pastrohet nga këto gjëra si një kontribuues i futbollit këto më pengojnë në kuptimin në të cilin ka qenë një individ i cili ka kontrobu nuk e mohon askush, ka punu për futbolli por fatkeqësisht këto gjëra janë shumë negative për imazhin tonë duke e pasur parasysh që futbolli, xhudo dhe disa artistë që I kemi në nivel ndërkombëtar janë pasqyra jonë më e mirë nuk mundet një komunitet i tërë me leju që njolla të tilla me prish imazhin të cilin e kemi ndërtu me mund dhe sakrificë”, ka theksuar Vokrri, djali i legjendës, Fadil Vokrri.  

    Ndërkohë, Vokrri në këtë intervistë në pika të shkurta shpalosi edhe planin e tij për ta reformuar këtë federatë, për të cilën Ademi në një intervistë në Televizionin Publik ka thënë që aktualisht ka 17 milionë euro buxhet.

    E në ditën që nuk u certifiku Gramoz Vokrri pati një reagim të ashpër. E quajti këtë veprim nga Federata tendencë kundër kandidatit për të eliminuar çdo lloj konkurrence dhe fryme demokratike.

    Theksojmë se në eliminimin e Vokrrit nga gara kundër Agim Ademit, siç ka zbuluar Insajderi luajti rol edhe biznesmeni në arrati nga drejtësia, Abedin Salihu.

    Salihu aktualisht po ikën nga Drejtësia pasi që është njëri nga shumë të dyshuarit në rastin e madh penal, i njohur si “Brezovica”.

    Dokumentari i plotë: InDoks | ‘Huligani’ që zaptoi Federatën e Futbollit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark