×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Votohet një marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së në Kuvend

    Insajderi
    14 October 2022 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 86 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së për doganat.

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se programi mbështet bashkëpunimin mes autoriteteve administratave tatimore të Bashkimit Europian dhe vendeve potenciale kandidate.

    “Si program ka për qëllim zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve kryesore të teknologjisë informative dhe krijimin e rrjeteve mes zyrtarëve të administratave tatimore nga e gjitha Europa”, tha ai.

    Këtë marrëveshje e ka përkrahur edhe opozita.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark