×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Voziti 251 km/h në autostradën Ferizaj-Prishtinë, dënohet me 300 euro nga Policia

    Insajderi
    08 August 2023 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shofer është gjobitur me 300 euro dhe për 3 muaj i është ndaluar vozitja pasi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 120 km/h ai ka vozitur me shpejtësi 251 km/h.

    “Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 251 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark