×
  • Showbiz
  • Show

    Vrasësi i dyshuar i Tupac-ut po përballet me akuza pasi u mburr për vrasjen

    Insajderi
    22 August 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasësi i dyshuar i reperit të famshëm Tupac Shakur po përballet me akuza të pashmangshme pasi një gangster mburrej për vrasjen brutale në një libër.

    Detektivët e vrasjeve në Las Vegas tani janë optimistë se kanë mbledhur prova të mjaftueshme kundër kreut të bandës Compton Crip, Keef Dee, 60 vjeç, për të mbyllur përfundimisht çështjen Tupac gati 27 vjet pas vrasjes brutale. 

    Ikona e repit u qëllua më 7 shtator 1996 në makinën e tij teksa priste në semafor. Ai vdiq gjashtë ditë më vonë, në moshën 25-vjeçare.

    Burime të informuara thanë për amerikanin “Sun” ( US Sun ) se policia, me mbështetjen e prokurorit të rrethit, ndërtoi një çështje të fortë kundër Keef Dee, i cili më parë pranoi se ndihmoi në vrasjen e Tupac.

    Zyra e prokurorit të qarkut do të paraqesë rastin e tyre para një jurie të madhe në Las Vegas, konfirmuan dy burime për gazetën.

    Ata zbuluan se së shpejti do të ngriheshin kallëzime penale dhe se prokurori do të kërkonte akuza për vrasje të shkallës së parë sipas ligjit të Nevadës.

    Keef dha një sërë intervistash dhe shkroi një kujtim me titull Compton Street Legend duke pranuar rolin e tij në vrasjen e reperit të famshëm. Ai në libër pretendon se i ka dhënë nipit të tij Orlando Anderson armën me të cilën është kryer vrasja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark