×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja e 29 vjeçarit në Gjilan, reagon kryetari Alban Hyseni

    Insajderi
    17 December 2023 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    29 vjeçari, Armend Behluli nga fshati Dobërqan i Gjilanit ka mbetur i vdekur pasi u ther me thikë mbrëmë.

    Për rastin tragjik ka reaguar, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

    Ai iu shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit, derisa shtoi se është thellësisht i tronditur.

    Thellësisht i tronditur me rastin e fundit në fshatin Miresh, ku si pasojë mbeti i vdekur i riu nga Gjilani, Armend Behluli. Në këto momente të rënda për familjen Behluli, jemi të gjithë me ta. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerit, miqtë e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe urojmë që raste të tilla mos të përsëriten kurrë më!“, ka shkruar Hyseni në Facebook.

    Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka thënë se viktima ishte dërguar në spital me shtatë plagë.

    Personi me inicialet A.B, i lindur 1994, 29-vjeçar nga fshati Dobercan, ka ardhur në Spitalin e Gjilanit me shtatë plagë në trupë, dhe në spital është sjellë në gjendje pa shenja jete”, ka thënë Emini.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Ai tha se për rastin është arrestuar një i dyshuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark