×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky është 29 vjeçari që u ther për vdekje mbrëmë në Gjilan

    Insajderi
    17 December 2023 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person nga fshati Dobërqan i Gjilanit ka mbetur i vdekur pasi u ther me mjet të mprehtë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Ai tha se për rastin është arrestuar një i dyshuar.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00.

    Mediat lokale kanë publikuar fotografinë e viktimës A.B.

    Viktima nuk ka arritur që të u përballoj plagëve të shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në lidhje me këtë rast zyrtarët policor kanë arrestuar një të dyshuar. Njësitet policore relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Osmani.

    Në lidhje me rastin për ka folur drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, i cili potencoi se viktima ka qenë 29-vjeçar teksa ishte dërguar në spital me shtatë plagë.

    Personi me inicialet A.B, i lindur 1994, 29-vjeçar nga fshati Dobercan, ka ardhur në Spitalin e Gjilanit me shtatë plagë në trupë, dhe në spital është sjellë në gjendje pa shenja jete”, ka thënë Emini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark