×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 35 vjeçares në QKUK – Vjen reagimi i u.d së Ministrisë së Shëndetësisë

    Insajderi
    30 November 2022 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjakuka.

    Gexha përmes një shkrimi në Facebook tha se është e tronditur dhe nuk po mund ta shpreh indinjatën për këtë rast makabër.

    Ajo shtoi, se do të angazhohet me të gjitha forcat që ka, që asnjë grua e vajzë tjetër të ndihen e pasigurta në shoqërinë tonë.

    Ajo u ka shprehu familjarëve e miqve të viktimës ngushëllimet më të sinqerta.

    “Si një grua dhe nënë e dy vajzave, si mjeke, nuk dua që ato e asnjë grua e vajzë tjetër të ndihen të pasigurta në shoqërinë tonë. Për këtë do të angazhohem me të gjitha forcat që kam”.

    Postimi i plotë:

    Plumba mbi një grua – burim i jetës, që nuk e lanë të bëhet nënë. Plumba që shuan një jetë që sapo po zinte fill. Në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë ku gruaja po priste të bëhet nënë!

    Si për ironi të fatit, si sot para 17 vitesh, isha vet e shtruar po në këtë klinikë, që të nesërmen të lindja fëmijën tim të parë, fat që kësaj gruaje ia morrën plumbat e shkrepur nga ky burrë mizor.

    E tronditur, sa mezi po shkruaj, shpreh indinjatën më të thellë për këtë rast makabër.

    Ju bëjë thirrje organeve relevante që të veprojnë pa kompromis.

    Familjarëve e të afërmëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

    Qëndroj pranë e solidarizohem edhe me punonjësit shëndetësor e gratë e shtruara në këtë klinikë që ky akt makabër i ka tronditur.

    Si një grua dhe nënë e dy vajzave, si mjeke, nuk dua që ato e asnjë grua e vajzë tjetër të ndihen të pasigurta në shoqërinë tonë. Për këtë do të angazhohem me të gjitha forcat që kam.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark