×
Insajderi / Insajderi

Vrasja e biznesmenit Rexhepi – Sot para gjykatës do të dalin Jeton e Nexhat Vllasaliu

Insajderi
14 November 2022 - 11:51
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Vëllezërit  Jeton e Nexhat Vllasaliu, të dyshuar për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi pritet të dalin sot para gjykatës.

Dy vepra penale rëndojnë mbi të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit, Rexhepi “vrasje e rëndë” e “dëmtim i kufomave, varreve”.

Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht për përmbajtjen e aktaktuzës së krimit të rëndë që tronditi Kosovën.

Bedri Rexhepi u varros të enjten e 20 tetorit në varrezat e qytetit të Shtimes.

Pas afro 1 vjet e gjysmë është arritur të gjendet trupi i tij. I ndjeri, sipas prokurorisë u vra në bashkëkryerje nga vëllezërit Vllasaliu. Nexhati e Jetoni.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark