×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    ​Vrasja e gruas shtatzëne, reagon Haxhiu: Nesër mblidhet grupi i ngushtë ndërministror

    Insajderi
    30 November 2022 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në Prishtinë.

    Haxhiu e ka quajtur krim të rendë duke përmendur se brenda pesë ditëve dy gra u vranë nga burrat e tyre.

    “Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijun ende të pa lindur.Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë. Rastet si ky na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë”,ka shkruar Haxhiu.

    Ajo tha se nesër do mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

    “Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional”, thotë ajo.

    Postimi i plotë:

    Një grua dhe foshnja që priste ta sillte në jetë u vranë tek shkallët e repartit të gjinekologjisë. Krim i rëndë, vrasje e dyfishtë!

    Brenda 5 ditëve dy gra të vrara nga bashkëshortët.

    Gruaja që priste fëmijën të sillte në këtë botë, vritet nga burri i saj, në vendin ku lindin fëmijët e vendit tonë, ku gratë bëhen nëna, nga atje ku lindë një jetë e re. Me shpresën për një botë më të mirë.

    Një grua që duhej të mbrohej. Ajo u shua. U shua bashkë me fëmijun ende të pa lindur.

    Këto krime të rënda na bëjnë të kuptojmë që femicidi është i përhapur në shoqërinë tonë.

    Rastet si ky na bëjnë të kuptojmë që pavarësisht veprimeve që kemi ndërmarrë, kemi edhe shumë punë për të bërë.

    Lufta me femicidin mund të jetë e vështirë por nuk guxojmë të humbim shpresat por të bashkohemi si institucione dhe si shoqëri për luftimin e femicidit që po merr jetët e grave.

    Nesër në orën 08 e 30, mblidhet grupi i ngushtë ndërministror me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional.

    Familjarëve të viktimave, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

    Dhunuesit dënimin më meritor!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark