×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Lirijes me gjashtë plumba – Gjykata dënon me 24 vjet Skender Qerimajn  

    Insajderi
    12 September 2022 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Babai kishte tentuar ta vriste nënën natën me çarçaf”, kjo është vetëm njëra nga deklaratat e djalit të Lirije Qerimajt, në polici pas rastit tragjik që ndodhi me 5 janar të këtij viti.  Dhunë të vazhdueshme e tentim vrasje ishte ushtruar ndaj Lirije Qerimajt, nga bashashorti i saj, Skender Qerimaj e për çka ishin të njoftuara insitucionet e vendit. Por pavarësisht, se për këtë kishte njoftuar edhe djali i të ndjerë shteit nuk kishte vepruar deri me 5 janar kur edhe e vrau me gjashtë plumba. Qerimaj sot u dënua me 24 vjet burgim

    Lirije Qerimaj, 48-vjeçare, u vra mesditën e 5 janarit, nga bashkëshorti i saj me të cilin jetonte tash e 20 vjet.

    E ndjera, në drejtim të së cilës ishin shkrepur gjashtë fishekë, e kishte denoncuar burrin e saj për dhunë në familje, por institucionet nuk e kishim marrë seriozisht këtë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Madje, bashkëshorti i saj, Skender Qerimaj, kishte tentuar ta vriste Lirijen edhe para disa muajsh.

    Për këtë pati folur njëri nga fëmijët e saj, e që në Prokurori kishte thënë se në gusht të vitit 2021 babai i tij kishte tentuar ta vriste nënën e tyre natën me çarçaf, dhe që tashmë e ndjera kishte arritur të ikte.

    “Babi i thoshte nënës ‘dil nga shtëpia’, por edhe të tjerëve ju thoshte ‘nëna e juve nuk vyen asgjë’, por kurrë nuk kemi treguar. Në muajin gusht 2021 babi ka bërë përpjekje që natën kur ka qenë në gjumë ta plasë me çarçaf, por nëna ka ikur në dhomën e fëmijëve, por rastin nuk e kemi raportuar me shpresë se bëhet mirë”, kishte thënë fëmija në dëshminë e vet.

    Por dhuna ndaj Lirijes nuk ishte ndalur. Vetëm 5 muaj pas tentim-vrasjes, burri i saj kishte vazhduar ta dhunonte fizikisht e psikikisht, për çka ajo kishte vendosur ta denonconte në Polici, në ditën e parë të këtij viti.

    Ajo kishte thënë se burri i saj vazhdimisht i ka shkaktuar dhunë fizike e psikike, por nuk e kishte raportuar më herët se kishte menduar se do t’i kalonte dhe se nuk donte t’i linte fëmijët. Madje, ajo kishte kërkuar edhe urdhër-mbrojtje, për shkak se burri e kishte larguar nga shtëpia.

    Pesë ditë para rastit tragjik kur ajo e kishte njoftuar policinë këta të fundit kishin daluar në vendin e ngjarjes duke parë një mosmarrëveshje në mes çiftit Qerimaj, dhe i kishte shoqëruar për në stacionin e policisë në Skenderaj.

    Sipas Policia gruaja kishte deklaruar se nuk ishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

    “Njësitë policore me të arritur në vendin e ngjarjes, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore ku nga kontakti i parë me viktimën, dëshmitarin dhe të dyshuarin kishin vërejtur dyshime se në familjen e tyre kishte ndodhur një mosmarrëveshje.Edhe përkundër deklarimeve të ankueses se nuk ishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nuk ishte vërejtur ndonjë shenjë dhune tek e njëjta, njësitë policore kanë shoqëruar të gjitha palët në stacionin policor Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Pastaj Skender Qerimaj ishte liruar në procedurë të rregullt nga prokurorja e rastit, Stojanka Kasaloviq.

    “Sipas procedurave të parapara ligjore është kontaktuar prokurori kujdestar, ku sipas udhëzimeve të prokurores kujdestare ishte vendosur që rasti të kualifikohet “Dhunë ne Familje” dhe të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet më tej në njoftimin e PK-së.

    Pas paraqitjes së rast në polici, 48 vjeçares nuk ju dërguar mbrojtja e afërt pasi djali i saj kishte insistuar që nëna e tij të mos largohet nga shtëpia duke pretenduar se do të kujdesej vet ai për të.

    Kështu Policia e Kosovës, lë nën mbrojtjen e djalit të saj Lirije Qerimajn, e cila pas pesë ditësh u privuar nga jeta nga burri i saj.

     “Ankueses/viktimës iu kishte prezantuar nga hetuesja e rastit mundësia për të ju siguruar urdhrin mbrojtës dhe për tu strehuar në strehimore, ku kërkesa për këtë kishte mbetur ti dërgohet mbrojtësit të viktimës, por me insistimin e djalit të saj (moshës madhore), i cili ka kërkuar nga nëna që të mos largohet nga shtëpia, të mos shkon as tek familjaret e saj (dajët) por as në strehimore, me faktin se nuk ka arsye të largohet nga shtëpia, pasi do të kujdesen që prindërit mos të kenë më probleme mes vete, e njëjta është pajtuar dhe ka vlerësuar të qëndroj në familje e jo të dërgohet në strehimore”, thuhet më tej.

    Më pas, Policia e arsyeton vendimin e tyre duke thënë se kanë lëshuar gruan të shkonte në shtëpi pasi e kishin pajisur me pakon informuese të viktimës apo siç njihet kartela e viktimës.

    Në atë kartelë janë të paraqitura disa numra kontakti.

    “Vlen të potencohet se viktima është pajisur me pakon informuese të viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Pavarësish kësja, Lirije Qerimaj nuk i mbijetoi 6 plumbave të shkrepur në trupin e saj nga burri i saj me 5 janar të këtij viti.

    Skender Qeriamaj, u arrestua dhe ndaj tij në maj të këtij viti, Departamenti i Krimeve të Rënda, ngriti aktakuzë.

    Ai ngarkohej me akuzën dyshohet se ka vrarë gruas së tij, pasi me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

    Ai ngarkohej me veprën penale “Vrasja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Dhuna në familje“.

    Gjykata Themelore në Mitrovic, e ka dënuar Skender Qerimajt, 24 vitesh burgim dhe 500 euro gjobë, për vrasje të bashkëshortes së tij në Skenderaj, si dhe për tre vepra tjera penale. /Gazeta Insajderi

    https://insajderi.org/denohet-me-24-vjet-burgim-burri-qe-vrau-gruan-e-tij-ne-skenderaj/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark