×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e vajzës 14 vjeçare – ministri maqedonas jep detaje tronditëse për rastin

    Insajderi
    04 December 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në konferencën për media lidhur me vrasjen e dyfishtë, tha se personi i dyshuar për vrasjet është në arrati, ndërsa informacionin se ajo tani më e ndjera shkonte e vetme në shkollë e ka marrë nga babai i saj.

    “Gjatë natës së kaluar trupat e dy personave që u shpallën të humbur janë gjetur nën koordinim dhe udhëzim të Prokurorisë Publike. Edhe pse fundi nuk ishte ashtu siç donim, për t’i gjetur të gjallë. Trupat janë varrosur, njëri në rrethinën e Shkupit, tjetri në rrethinën e Velesit. Pas masave të marra nga policia, ata u arrestuan dhe u grumbulluan provat materiale. Pesë persona janë ndaluar, tre persona janë ndaluar, babai është ndaluar dhe një person në arrati”, u shpreh ai.

    “Motivi është favorizimi, ku njëri prej personave ka organizuar krimin në marrëveshje me një familjar me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e Vanjës. Me atë automjet është marrë e mitura para hyrjes së banesës, babai ka ndarë informacione për ditën dhe orën e daljes së vajzës së tij”, deklaroi Spasovski.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark