×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja makabre e gruas në Gjinokologji – Nesër mbahet protestë në Prishtinë

    Insajderi
    30 November 2022 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar nesër protestë pas vrasjës së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK’së.

    Përmes një komunikate për media, RrGK’ja i ka ftuar të gjitha qytetarët që t’i bashkohen nesër kësaj proteste që fillon prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti.

    Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

    Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

    Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

    Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

    Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

    Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

    Njoftimi i plotë:

    Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara!


    Në gjumë, në përditshmëri, në institucione shëndetësore edhe edukative, hapësira publike  edhe hapësira private, në parqe, rrugë, brenda mureve të shtëpive tona…

    Asnjë hapësirë nuk është më e sigurtë për ne! 


    Në nevojë emergjente për solidarizim me njëra-tjetren dhe njëri-tjetrin, për ngushëllim e
    manifestim të dhimbjes sonë kolektive, dhe në nevojë për të shprehur mllefin tonë ndaj
    kësaj dhune sistematike, ku gratë vriten nga burrat, vetëm për shkak që janë gra, ju ftojmë të na bashkangjiteni nesër, në protestë, prej orës 16:00 tek Sheshi Zahir Pajaziti,
    Prishtinë.


    Brenda një jave, dy burra vranë dy gra. Nuk u vranë gratë! Burrat i vranë gratë! I vranë
    sepse institucionet i inkurajuan, me dënime të ulëta. I vranë sepse kultura e
    pandëshkueshmërisë, e forcon mendësinë patriarkale!


    Prandaj, ftojmë të gjithë ata që bashkëndjejnë të na bashkohen nesër në revoltë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark