×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vrasja me veturë në Pejë, nga Prokuroria flasin për Insajderin

    Insajderi
    24 April 2024 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi pak më parë ka raportuar për një incident të rëndë që ka ndodhur në Peje, ku si për pasojë ka mbetur i vrarë një shtetas i Shqiprisë.

    Siç merr vesh Insajderi i dyshuari e ka ndjekur me veturë viktimën duke kaluar disa vetura me radhë – deri sa ka arritur që ta godasë atë skaj rrugës.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi. Ai tha se viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga goditja e veturës.

    Ndërkohë që i dyshuari po kërkohet nga Policia.

    “Prokurori i krimeve te renda dhe Policia e Kosoves me njesitet relavante jane ne vendin e ngjarjes. Dyshohet se nje kembesor eshte goditur qellimshem nga nje veture. Viktima ka vdekur si pasoje e lendimeve te shkaktuara nga goditja e vetures. I dyshuari eshte ne kerkim nga Policia e Kosoves”, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark