Insajderi
Insajderi

“Vrasje në Tentativë” Policia konfirmon përleshjen më sëpatë në Gjakovë, Insajderi sjell detajet

Insajderi
27 June 2022 - 22:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Vrasje në Tentativë” Policia konfirmon përleshjen më sëpatë në Gjakovë, Insajderi sjell detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë përleshur pasditen e sotme në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës.

Sipas informative të para, Insajderi mëson se personi me inicialet D.D rreth moshës 30 vjeçare dyshohet se ka goditur me sëpatë bashkëfshatarin e tij me inicialet E.R mbi 70 vjeç.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi për media nga rajoni i Gjakovës, Sheremet Elezaj tha për Insajderin se rasti është duke u hetuar si “Vrasje në Tentativë”

Sipas  tij, përleshja ka ndodhur me sëpatë.

“Me datën 27.06.2022 Stacioni Policor-Gjakovë është informuar se në fshatin Bardhaniq rreth orës 19:25 i dyshuari mashkull/kososvar kishte goditur viktimën po ashtu mashkull/kosovar lindur në vitin 1950, me sopatë, me çrast i kishte shkaktuar lëndime të rënda”.

Gjenda e të plagosurit është e rëndë. Ai është dërguar për shërim në QKUK.

“Patrulla policore së bashku me njësitet tjera relevante policore kanë dal në vendngjarje. Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë”.

“Lidhur me rastin është njoftuar  edhe Prokurori i Shtetit për Krime të Rënda, me urdhër të të cilit rasti iniciohet “Vrasje në Tentativë”. Rasti vazhdon me hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Insajderi ka arritur të siguroj videon nga vendi i ngjarjes ku shihet prezencë e shtuar e policisë.

Insajderi mëson se i moshuari ka qenë duke dërguar lopët në shtëpi në moment kur është sulmuar nga personi i dyshuar.

70 vjeçari pas lëndimeve të marra është dërguar në emergjencë e më pas është nisur për QKUK.

Sipas banorëve arseja e përleshjes ka qenë për shkak se lopët e të sulmuarit kanë goditur veturën e të dyshuarit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark