×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vrau tre persona në mes të Parisit, kush është autori 69-vjeçar me të shkuar raciste

    Insajderi
    23 December 2022 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeqyteti i Francës është tronditur këtë të premte, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qendër të Parisit. Mediat në Francë raportojnë se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë 3 persona, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

    69-vjeçari u arrestua një vit më parë për një sulm racist me thikë ndaj emigrantëve në kryeqytetin  francez. Agence France-Presse raportoi gjithashtu se 69-vjeçari ishte akuzuar edhe për tentativë vrasje në vitin 2016.

    Burime gjyqësore bëjnë të ditur se 69-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu. Sipas një përfaqësuesi të prokurorisë publike në Paris, dy persona të tjerë janë plagosur lehtë, ndërsa sulmuesi ka mbetur i plagosur edhe në fytyrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark