×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vriten tre njerëz nga sulmet e reja ruse në Ukrainë

    Insajderi
    23 February 2024 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rusia ka kryer sulme të reja me dronë në rajonet e Ukrainës mëngjesin e së premtes, duke i vrarë së paku tre njerëz dhe duke i plagosur tetë të tjera, njoftuan zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë të Ukrainës.

    Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi 23 nga 31 dronët me të cilët Rusia i sulmoi rajonet Odesa, Mikolai, Poltava, Dnipropetrovsk dhe Harkiv, tha ushtria ukrainase.

    Në Odesa, tre njerëz u vranë nga copëzat e një droni rus që kishin rënë mbi një ndërtesë në zonën bregdetare, tha ushtria.

    Në Dnipro, një dron e goditi një ndërtesë të lartë, dhe si pasojë u lënduan tetë njerëz, tha guvernatori i rajonit Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak, në Telegram.

    Më 21 shkurt, tre civilë u vranë nga granatimet ruse në lindje të Ukrainës.

    Të shtunën më 24 shkurt bëhen dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Kongresit amerikan ta kalojë një pako prej 60 miliardë dollarësh ndihmë për vendin e tij, për t’u mbrojtur kundër forcave pushtuese të Rusisë, duke thënë se kjo është alternativë më e lirë sesa pasojat e një fitoreje ruse.

    Në një intervistë për televizionin konservator Fox News më 22 shkurt, Zelensky paralajmëroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të futet edhe më thellë në Evropën Lindore nëse e zapton Ukrainën.

    “Nëse ata [Kongres] duan të jenë shumë pragmatikë, çmimi që ne po e kërkojmë tani… është më i vogël sesa ai që do të jetë në të ardhmen nëse [Rusia] do të futet në vendet e NATO-s”, tha Zelensky./REL

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark