×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një shqiptar në Gjermani

    Insajderi
    29 November 2022 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është ekzekutuar me plumb pas koke shqiptari në Gjermani.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit, teksa i njëjti po lëvizte me biçikletë.

    Sipas informacioneve të “BILD” ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 20:00. Shqiptari ka mbetur i vdekur në vend.

    Nuk dihet ende nëse ka qenë vetëm një autor apo disa por sipas Policisë 42-vjeçari është qëlluar nga një distancë shumë e afërt.

    Policia ka ngritur grupe të shumta kontrolli për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani nuk ka informacione të tjera lidhur me ngjarjen e rëndë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark