×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vuçiq para takimit me Kurtin u flet serbëve për ushtrinë – u përmend edhe NATO-n

    Insajderi
    16 March 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Ohër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i është drejtuar popullit serb përmes një konference për media.

    Pjesë e diskutimit të Vuçiqit ka qenë çështja e ushtrisë serbe.

    Siç raporton Novosti, Vuçiq ka deklaruar se “Ushtria po bëhet gjithnjë e më e fortë, gjithnjë e më shumë njerëz po regjistrohen në Njësitin Special”.

    Por, ai theksoi se situata nuk është njësoj si në vitet e 90-ta, përmendi forcat e NATO-së, duke shtuar se situata sot është shumë më e vështirë në botë.

    Numri i njerëzve që regjistrohen në forcat speciale po rritet në mënyrë eksponenciale çdo ditë. Ushtria jonë po forcohet dhe shërben për t’u mbrojtur kundër agresorëve. Dhe çfarë do nga unë? A duhet të shkoj në luftë me NATO-n? Dhe cili është fundi? Fakti që e humbëm përsëri luftën, shumë fëmijë dhe çfarë pas kësaj?

    Unë do të bëj gjithçka që kam në dorë që të mos shkoj kurrë derë më derë duke u sjellë arkivole nënave dhe duke u shpjeguar pse vdiqën fëmijët dhe kjo nuk është aspak patetike. Dhe si komandant i përgjithshëm do të punoj për të forcuar ushtrinë tonë”.

    Rrethanat në botë sot janë 10 herë më të vështira se në vitet nëntëdhjetë, ne thjesht pretendojmë se gjithçka është në rregull dhe se asgjë nuk po ndodh. Në ato rrethana, ne duhet të ruajmë vendin tonë, ekuipazhin, fëmijët tanë për të ardhmen, duke ruajtur edhe atë anije”, ka thënë Vuçiq./Insajderi  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark