×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq paralajmëron zhvillime rreth dialogut Kosovë-Serbi në Paris

    Insajderi
    09 November 2023 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar do të jetë në Paris më 11 nëntor në Forumin për Paqe me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe se do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

    Vuçiq ka folur edhe për mundësinë se a do të ketë bisedime për dialogun Kosovë-Serbi.

    Është një konferencë vjetore e paqes më 11 nëntor, në ditën e armëpushimit dhe presidenti francez Macron po e organizon. Besoj se do të kem një takim me të. E di që ka pasur disa ide të tjera në lidhje me Prishtinën, por nuk kam asnjë konfirmim deri tani apo diçka të tillë”, tha Vuçiq.

    Pjesë e Forumit për Paqe do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark