×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pas takimit me pesëshen diplomatike: Qëllimi i tyre është njohja e Kosovës

    Insajderi
    22 October 2023 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se se qëllimi i pesëshes si diplomatëve perëndimorë, që vizituan të shtunën Kosovën dhe Serbinë, është që “Serbia ta njohë Kosovën”.

    Ai tha se ngjarja në Banjskë ishte “taktikisht e tmerrshme” për Serbinë.

    Banjska ishte taktikisht e tmerrshme për ne, solli shumë javë dhe muaj me pasoja, por në kuptimin strategjik, qëllimi i tyre i vetëm është njohja e Kosovës së pavarur. Qoftë arsyeja Banjska apo diçka tjetër, ajo politikë e marrëdhënieve ndaj Serbisë në të cilën Prishtina gjithmonë ka përparësi mbetet”, tha ai në TV Pink.

    Për ta Kosova është shtet i pavarur, në bazë të vendimit të tyre. Kujt i intereson për aktet juridike ndërkombëtare”, tha presidenti serb.

    Vuçiq tha se të enjten dhe të premtën do të jetë në Bruksel së bashku me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.

    Mendoj se duhet të flas për Kosovën, ajo për disa tema më të bukura”, tha Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark