×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq pretendon se 3 policët e Kosovës ishin në territorin serb: Do t’i japim provat, do t’iu bëjmë poligrafi ushtarëve tonë

    Insajderi
    15 June 2023 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksander Vuçiq është deklaruar për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat speciale të Serbisë, siç ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, brenda territorit të Republikës së Kosovës.

    Vuçiq pretendon se ushtria serbe nuk e ka kaluar kufirin dhe se s’është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës.

    Vuçiq thotë se një gjë të tillë “mund ta konfirmoj edhe KFOR-i”.

    Sipas presidentit serb, “tre policët e Kosovës janë arrestuar pa asnjë të shtënë” dhe se “arrestimi i tyre ka ndodhur thellë në territorin e Serbisë, 19 kilometra nga toka, dhe 4.1 kilometër vijë ajrore nga kufiri”.

    “Ne jemi gati t’i japim gjitha inçizimet dhe shënimet. Dhe të sjellim ekspert që ushtarët tonë t’i nënshtrohen poligrafit. Do t’i pyesim dy pyetje, a e keni realizuar ju arrestimin dhe a e keni bërë brenda territorit të Serbisë apo të Kosovës”, ka deklaruar Vuçiq, raporton RTS.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark