×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vuçiq tha se nuk do të shkojë në Samitin e Tiranës, Rama: Do të ishte katastrofë

    Insajderi
    04 December 2022 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vuçiq u raportua se ka kërcënuar se do ta bojkotojë samitin BE-Ballkani Perëndimor që mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, pasi u indinjua me vendimin e Kurtit për ta emëruar Nenad Rashiqin ministër në Qeverinë e Kosovës dhe Rada Trajkoviqin zëvendëse të tij.

    Kryeministri i Shqipërisë vlerësoi se mungesa e Serbisë do të ishte katastrofë.

    “Unë nuk emocionohem nga anjë lloj deklarate që bëjnë politikanët për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit. Ua them këtë me bindje. Sepse e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për atë vetë natyrisht”, tha Rama.

    Ndryshe, me një ton të ashpër të pazakontë, Deutsche Welle raportoi se Aleksandar Vuçiq e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti “llum terrorist”, duke u shprehur se ka zgjedhur “llumin më të keq serb nga fundi i koshit që nuk kanë kurrfarë besimi në Serbi, por që kanë besimin e Kurtit dhe të agjenturave perëndimore”.

    Kësaj ai ia ka shtuar edhe paralajmërimin se nuk do të marrë pjesë në samitin e 6 dhjetorit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark