×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq ua jep dekoratat policëve të dorëhequr: E dëgjuat shtetin tuaj Serbinë

    Insajderi
    09 November 2022 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka ndarë dekorata ish-drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq dhe ish-shefit të operativës në Policinë e Kosovës për veri, Aleksandar Filipoviq.

    Gjuriqit iu dha “Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Klasit të Parë”, ndërsa Filipoviqit iu nda medalja e artë për guxim “Milosh Obiliq”.

    “Ju iu bindët vendit tuaj, edhe kur nuk jeni pajtuar me vendimet e tij, keni bërë atë që ju ka dashur zemra dhe jeni sjellë me nder, kur ju penguan të kryeni detyrën”, tha Vuçiq.

    “Faleminderit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit gjatë gjithë këtyre viteve, për sfidën, për besimin, për shpresën dhe dashurinë që keni treguar ndaj popullit serb dhe shtetit të Serbisë, ndaj Kosovës dhe Metohisë”, tha presidenti serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark