×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Vuçiq zbulon se a do t’i vendos sanksione Rusisë

    Insajderi
    01 April 2023 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se ka vendosur që shteti që drejton të mos i vendos sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

    Ai mendon se vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë ka qenë i saktë në kohën kur është marrë dhe se është i saktë edhe tani.

    Duke folur për kërkesat e Bashkimit Evropian që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme si vend kandidat për anëtarësim dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, Vuçiq tha se “Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, por edhe të mbrojë miqtë e saj tradicionalë”, raporton aljazeera.

    “Do të ketë vendime të tilla, ju duhet të luftoni dhe të ecni përpara, por gjëja më e rëndësishme është të mbrojmë vendin tonë dhe të ruajmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.

    Kujtojmë se ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë së fundmi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, qëndrimi i Serbisë ka qenë i njëjtë dhe se nuk ka thënë asgjë të re kur ka thënë se Serbia e ka lënë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

    Daçiq tha se Serbia do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse vetëm nëse qytetarët e saj pësojnë dëme të pariparueshme, pra nëse ka presione shtesë. Ai thotë se deri më tani nuk ka pasur nevojë të shqyrtohen apo miratohen sanksione.

    Sipas tij, tregtia e Serbisë me Rusinë nuk ka qenë asnjëherë e madhe, dy deri në tre miliardë dollarë dhe pjesa më e madhe është importi i produkteve energjetike nga Rusia.

    Shefi i diplomacisë serbe tha se Serbia e ka mbështetur që në fillim integritetin territorial të Ukrainës dhe gjithmonë ka votuar pro rezoluta të tilla të Kombeve të Bashkuara. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark