×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    VV del me video kundër Vuçiqit

    Insajderi
    23 November 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë me një video kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Në video shfaqet Vuçiq, duke deklaruar se s’do ta zbatojë marrëveshjen me Kosovën të dakorduar në Bruksel e Ohër.

    VV thotë se deklaratat e tij për moszbatim e përshkruan qasjen e këtij vendi karshi dialogut.  

    “Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës”, thuhet aty.

    Në fund, VV thotë se nëse grupet fashiste që strehohen në Serbi provojnë diçka do ta marrin përgjigjen e njëjtë të para dy muajve.

    Postimi i plotë:

    Serbia nuk është e interesuar për normalizim sepse nuk e duron barazinë me Republikën e Kosovës

    • Me 28 shkurt 2023 – Në Bruksel, Serbia gojarisht deklaroi se pajtohet me marrëveshjen por ikën nga nënshkrimi.

    • Me 18 mars 2023 – Në Ohër, Serbia sërish deklarohet se pajtohet, por ikën nga nënshkrimi.

    • Serbia pavarësisht dakordimit ajo urdhëron subjektet serbe të mos marrin pjesë në zgjedhjet në komunat e veriut të Republikës së Kosovës çka përbën shkelje të marrëveshjes.

    • Serbia lobon dhe voton kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës çka përbën shkelje të marrëveshjes.

    • Me 24 shtator 2023 përmes sulmit terrorist organizuar, financuar dhe mbështetur nga shteti i Serbisë tentohet aneksimi i pjesë së veriut të Republikë së Kosovës, që përveçse shkel direkt marrëveshjen paraqet edhe agresion ndaj vendit tonë.

    • Me 26 tetor 2023 – Në Bruksel, Serbia sërish ikën nga nënshkrimi.

    Është evidente që Serbia nuk do marrëveshje sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark