×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “VVkahposhkon” ekstazia – Rukiqi i publikon Mujecit të arrestuar për drogë fotografinë me Sveçlën

    Insajderi
    15 August 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi në Shqipëri është arrestuar asamblisti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

    Rukiqi ka ripublikuar fotografinë që Mujeci kishte postuar në profilin e tij e ku shihej krah për krah me Xhelal Sveçlën, tashmë Ministër i Punëve të Brendshme.

    Ai ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje se “kah sa po shkon”, duke aluduar në çmimin e sasisë së drogës që është kapur.

    “Trafikanti dhe afersia e tij me ate qe supozohet qe duhet t’i luftoj trafikantet (Ministrin).

    Mos te harrojme faktin qe trafiku eshte bere nga Kosova ne drejtim te Shqiperise.

    #VVkahsaposhkon?”, ka shkruar Rukiqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark