×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Walt Whitman: “Lamtumirë, ushtar!”-poezi

    Insajderi
    26 April 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lamtumirë, ushtar!

    Ti i fushës s’ashpër (që e ndamë bashkë), Marshimi i shpejtë, jeta në kamp,

    Përpjekje e nxehtë e fronteve të kundërt manevrë e gjatë –

    Dhe ndeshjet e përgjakta me kërdira, me thirrje t’egra, lodrë e keqe e tmershme,

    Magji e zemrave të forta trime

    Vashda e Kohës u mbush prej jush e tuajve në luftën e shprehjen e luftës,

    Lamtumirë, kamarad i dashur!

    Puna jote mbaroi, por unë edhe më luftarak.

    Unë dhe shpirti im luftë ndezur,

    Ne të dy mbetemi akoma në fushë,

    Në shtigje të pasheshuar, drejt pusive, rrethuar nga përgjonjës armiq.

    Nëpër shumë humbje e disfata të rënda shpeshherë

    Duke marshuar, gjithnjë duke marshuar,

    të mundur,

    Leftonj luftën gjer në fund. Po kështu!

    Dhe u jap shprehje betejave më t’egra, më të rënda.

    (Përktheu: Skënder Luarasi, 1971)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark