×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhemajlaj thotë se Lladrovci po hakmerret me shkarkimin e motrës së tij

    Insajderi
    16 January 2017 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kundërkandidati i Ramiz Lladrovcit në zgjedhjet për kryetar komune në Drenas, Isa Xhemajlaj, ka komentuar për Insajderin, shkarkimin e motrës së tij nga posti i drejtoreshës së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, e cila është motra e Xhemaljajt.

    Sipas tij, Lladrovci ka tre arsye pse ka shkarkuar motrën e tij dhe drejtorët e tjerë dhe asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë realisht me aktakuzën e ngritur ndaj saj.

    “Nuk mendoj që është për shkak të aktakuzës, në politikë ka njerëz që majnë poste dhe madje janë kryetarë komunash”, ka thënë Xhemaljaj.

    Ai ka thënë se një prej arsyeve është lufta që ai e ka quajtur “mes bandave dhe grupeve brenda PDK-së”.

    “Është edhe një hakmarrje ndaj saj për shkakun tim edhe pse ajo është kryetare e Forumit të Gruas së PDK-së në Drenas”, ka thënë Xhemajlaj për Insajderin.

    Tutje sipas Xhemaljaj, përmes këtyre shkarkimeve, Lladrovci po dëshiron të fus frikën tek qytetarët e Drenasit.

    “Lladrovci dëshiron të imponojë një sistem te Kim Jongut në Kore, që bazohet mbi frikën”, ka thënë Xhemajlaj./Insajderi.com

    Lladrovci shkarkon dy drejtorë përfshirë edhe motrën e Isa Xhemajlajt

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark