×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Xhevdet Bajraj: “Me fëmijë në valixhe”- poezi

    Insajderi
    21 July 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njerëzit i detyron politika

    t’i kapërcejnë kufijtë

    ilegalisht

    me nga një fëmijë

    brenda valixhes

    duke shkuar të punojnë

    si kamarierë

    në festën e madhe të botës

    apo në një ceremoni të përmortshme

    që kurrë nuk përfundon

    Në shtëpi mbeten vetëm gjurmët

    që kanë fytyrën e prindërve të tyre

    të përmalluar

    derisa t’ua fshijë koha

    ato fytyra

    shtëpitë

    dhe rrugën që çon në shtëpi

    (Shkëputur nga libri “Angelus novus” i Xh. Bajrajt)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark